KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kush ka qejf ta shoh Shqipërinë në flakë? Flet Mentor Nazarko (VIDEO)

Kush ka qejf ta shoh Shqipërinë në flakë? Flet Mentor Nazarko (VIDEO)

Opinionisti Mentor Nazarko ka komentuar në “Edicionin Special” të Klan Kosovës përshkallëzimin e protestave në Shqipëri.

Përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, ai foli gjithashtu edhe për mundësinë e ndikimit rus në një situatë të tillë, duke theksuar se, ndonëse nuk mund të flitet për një fokus të jashtëzakonshëm të Rusisë te Shqipëria, ndikimi i saj mund të shfaqet përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera.

Nazarko u pyet gjithashtu se kush ka dëshirë ta shoh Shqipërinë në flakë dhe nëse Rusia mund të jetë e interesuar për një situatë të tillë.

“Sigurisht, Rusia nuk mund të thuhet që ka ndonjë fokus të jashtëzakonshëm tek Shqipëria me gjithë rëndësinë strategjike të saj, por që në këtë mobilizim që ka ndodhur në Evropë, ka përfshirje të Rusisë, e cila është e pakënaqur me ndihmën që Evropa i jep Ukrainës”, deklaroi ai.

“A ka përfshirje të Rusisë? Mund të ketë në rrjetet sociale, mund të ketë në ndonjë formë tjetër, por edhe njëherë ne duhet të merremi me korrigjimin, me luftimin, me shëndoshjen, me zgjidhjen e atyre problemeve që kanë frymëzim të brendshëm”, u shpreh Nazarko.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.