Fitoren në edicionin e 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision, që u mbajt në Wiener Stadthalle në Vjenë, e rrëmbeu bullgarja Dara me këngën “Banagaranga”.
Domethënë, Dara, emri i vërtetë i së cilës është Darina Nikolaeva Yotova, është 27 vjeçe dhe vjen nga Varna.
Ajo u bë e njohur për publikun në vitin 2015 kur fitoi finalen e versionit bullgar të shfaqjes “The X Factor”, që shënoi fillimin e ngritjes së saj në skenën muzikore.
– YouTube www.youtube.com
Gjatë karrierës, ajo ndërtoi një stil të dallueshëm dhe një sërë hitesh, ndër të cilat spikasin “Thunder”, “Call Me” dhe “Mr Rover”, këngë që dominuan listat muzikore për një kohë të gjatë.
Përveç karrierës si këngëtare, ajo e provoi veten edhe si mentore në shfaqjen “The Voice of Bulgaria”, ku ishte pjesë e jurisë në vitet 2021 dhe 2022.
Ajo publikoi albumin e saj të fundit në vitin 2025, duke e forcuar më tej pozicionin në skenën muzikore.
Më herët në një intervistë me The Independent, ka folur për rëndësinë e performimit në Festivalin e Këngës në Eurovision.
– YouTube www.youtube.com
“Eurosong nuk merret si i mirëqenë në Bullgari. Ne nuk kemi marrë pjesë në konkurs për tre vjet. Momenti ynë më i madh ishte vendi i dytë i jashtëzakonshëm i Kristian Kostov në vitin 2017 – Kristian është një mik i dashur i imi dhe ky rezultat do të thoshte shumë për vendin tonë”, tha ajo.
“Fitorja do të ishte diçka krejtësisht tjetër. Por dua të jem e sinqertë me ju. Fitorja do të ishte e jashtëzakonshme dhe unë jam absolutisht në garë për të fituar. Jo, unë jam po aq e motivuar nga ideja që Bullgaria të shihet. Sot ajo po shihet vërtet”, shtoi ndër të tjera.
Kur bëhet fjalë për këngën “Banagaranga”, spikati me ritmin tërheqës dhe kombinimin e pazakontë të stileve muzikore.
Megjithatë, përveç vetë performancës, edhe titulli i saj, i cili për shumë njerëz tingëllonte krejtësisht i panjohur, tërhoqi vëmendje të madhe.
Dara përfaqësoi Bullgarinë me këngën “Banagaranga”, të cilën ajo e përshkruan si muzikë pop me rrënjë folklorike.
Shpjegoi gjithashtu kuptimin e vetë titullit.
“Vetë fjala vjen nga zhargonet xhamajkane dhe do të thotë ‘trazirë’, ‘rrëmujë’, një lloj i bukur çrregullimi. Ka këtë fuqi të papërpunuar fonetike që anashkalon përkthimin – e ndjen përpara se ta kuptosh”, theksoi artistja.
Pas një pauze, Bullgaria u rikthye në skenën e Eurovisionit, pasi nuk mori pjesë vitin e kaluar dhe mungoi edhe në vitin 2023.
Herën e fundit që performuan ishte në vitin 2022, kur e përfunduan konkursin në gjysmëfinale pa u kualifikuar për në finale.
Konkursi i këtij viti, i organizuar nën kujdesin e Unionit Evropian të Transmetimeve, u shënua gjithashtu nga polemika të shumta.
Vendimi për të lejuar Izraelin të marrë pjesë pavarësisht luftës në Gaza shkaktoi kritika, duke bërë që disa vende ta bojkotonin ngjarjen. /Telegrafi/