KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi

Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar "Koalicionin Shqiptar" për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se "Koalicioni Shqiptar" ka marrë mbi 27 mijë vota sipas rezultateve preliminare duke siguruar dy mandate, teksa është në garë edhe për mandatin e tretë.

Ai shkroi se 'bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar'.

Postimi i plotë:

Arritje e jashtëzakonshme!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve.

Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!

Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar.

Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%.

Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.