KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me ministrin francez, në fokus partneriteti dhe integrimi evropian i Kosovës

Kurti takohet me ministrin francez, në fokus partneriteti dhe integrimi evropian i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me ministrin e deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Shën Stefan të Malit të Zi.

Në takim u diskutua për rezultatet e partneritetit Kosovë–Francë, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe mbështetjen franceze për integrimin evropian të Kosovës.

“ Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Shën Stefan të Malit të Zi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

“Në këtë takim, pas atij në Prishtinë në muajin korrik, kryeministri Kurti theksoi se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete dhe po hap mundësi të reja për bashkëpunim, teksa shpalosi planet për vizitë në Paris për Forumin e Paqes, në nëntor.”

“Kryeministri Kurti theksoi se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve dhe instrumenteve gjatë vizitës së ministrit Haddad në Kosovë, tani është duke u punuar për zbatimin e tyre, me synim avancimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe sport.”

“Ratifikimi këtë muaj nga Kuvendi i kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030 është një rezultat konkret i këtij partneriteti. Diskutuam gjithashtu për dinamikat politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar që paqja dhe siguria janë të ndërlidhura ngushtë me demokracinë, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian”, tha Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.