KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të rregullta dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend.

Gjatë bisedës, Kurti dhe Ulutaş diskutuan për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Kryeministri në detyrë vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me misionin e NATO-s dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kurti falënderoi komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, për kontributin e misionit të NATO-s dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në funksion të sigurisë dhe stabilitetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.