KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve është i qartë, tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve është i qartë, tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se sot se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

Ai këto komente i bëri pas vizitës në Postën e Kosovës ku u pyet për mundësitë e bashkëpunimit me ndonjë parti politike.

“Nuk kam ndonjë gjë të re për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi pritur që do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit sivjet, por duket që po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit të vitit 2021. Bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat për formim të qeverisë së re tashmë janë inekzistente”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.