KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë, ku u lënduan disa shtetas të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se aktualisht po monitorohet nga afër gjendja e qytetarëve kosovarë të prekur nga zjarri dhe se institucionet janë në komunikim me autoritetet shqiptare.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka thënë Kurti.

Zjarri ka përfshirë në orët e hershme të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku, sipas njoftimeve paraprake, janë lënduar gjashtë pushues – pesë shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni.

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për trajtim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një person po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

Sipas Policisë shqiptare, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental dhe është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit. Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.