KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës, Kurti ka hezituar të deklarohet, duke mos dhënë ndonjë qëndrim.

Dje, Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vjet e pesë muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në disa pika në rastin kundër administrimit të drejtësisë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Christopher Gosnell, në seancën e mbajtur të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këtë proces gjyqësor, krahas Thaçit, janë akuzuar edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, i cili u dënua me 12 muaj burgim, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj i cili u shpall i pafajshëm, Fadil Fazliu me 12 muiaj burgin dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me një muaj burgim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.