KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist

Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave, përfshirë Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacionin e Gazetarëve Evropian (AEJ), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), si dhe institucionet tjera ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë thelbësore të lirisë së medias.

“Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë”, tha Kurti.

Ai gjithashtu vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative, duke nënvizuar nevojën për një mjedis mediatik të qëndrueshëm dhe të pavarur.

Pas diskutimeve, kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e organizatave për vizitën dhe dialogun, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar të medias. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.