KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës, Boven

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës, Boven

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës, Karin Boven.

Përveçse për bashkëpunimin, kontributin dhe shërbimin e saj në Republikën e Kosovës, kryeministri e falënderoi ambasadoren posaçërisht për angazhimin e saj për barazinë gjinore dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Republika e Kosovës e vlerëson thelbësore mbështetjen e Holandës në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset integruese në përgjithësi. Teksa mirëpresim konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, këtë muaj, synojmë të zgjerojmë bashkërendimin strategjik nëpërmjet këtij forumi”, tha kryeministri.

Në takim u diskutua për mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, drejtësisë, energjisë dhe bujqësisë, por, edhe kulturës, meqenëse së shpejti në Kosovë do të realizohet ekspozita virtuale të Van Gogh.

Kurti i uroi ambasadores Boven suksese në angazhimet e saj të reja dhe theksoi se ajo do të jetë përherë e mirëpritur në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.