KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti për takimin me Hamzën: Pres të jetë konstruktiv

Kurti për takimin me Hamzën: Pres të jetë konstruktiv

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në kuvend bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin për takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti u shpreh se takimi me Hamzën pret që të jetë konstruktiv.

“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislatures së 11-të”, tha Kurti.

Ky është takimi i parë i Kurtit me krerët e partive politike pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

ArafatAi do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Takimet vijnë pasi Kurti u ka dërguar letër për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjë që është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Fatlum Jashari. Ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.