TË FUNDIT

    Gazetari shqiptar: E pamundur të shkohet në zonat e tërmetit

    February 7, 2023

    Kurti dhe Rashiq shkojnë për vizitë në dy familje serbe në Istog

    February 7, 2023

    Gjukanoviq: Vuçiqit i thoja njoftoje popullin se beteja për Kosovën është humbur

    February 7, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kurti pas vizitës në Drenicë e Mitrovicë: Ka kafshë të ngordhura, ka rrezik për epidemi
    Lajme

    Kurti pas vizitës në Drenicë e Mitrovicë: Ka kafshë të ngordhura, ka rrezik për epidemi

    By A.JJanuary 22, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën që ka pasur në Skenderaj, komunë kjo që u godit keq nga përmbytjet e javës që po lëmë pas.
    Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se përveç Skenderajt, vizitoi edhe Mitrovicën.

    I pari i Qeverisë tha se në këto dy komuna kë dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë infrastrukturën publike, bujeqësinë e blegtorinë.

    “Nëpër muret e ndërtesave kishte ngelur lart vija e gjurmës deri ku kishte arritur përmbytja ndërkaq brigjet e deformuara të lumenjve si dhe arat rrotull janë përplot bërllog. Vërshimi në fshatin Lisicë të Mitrovicës, sipas banorëve, është pasojë e shtyrjes për afër 300 metra të rrjedhës së lumit Ibër si rezultat i ndërtimit të stadiumit në pjesën veriore të qytetit”, shkroi Kurti.

    Ndonëse Qeveria nuk është mbledhur ende për të marrë një vendim për çështjen në fjalë, Kurti tha se Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve për tejkalimin e kësaj situate.

    Postimi i plotë i Kurtit:

    Në Skënderaj dhe Mitrovicë isha sot bashkë me ministrat Mehaj e Krasniqi, dhe zëvendësministrat Gashani e Dobra. Duke ju falenderuar angazhimit dhe solidaritetit të të gjithëve me njëri-tjetrin nuk kemi jetë të humbura nga vërshimet. Ka dëme të konsiderueshme materiale: janë dëmtuar ndërtesa e infrastrukturë publike, shtëpi banimi, ferma bujqësore e biznese. Në Skënderaj janë rrënuar ose dëmtuar nëntë ura të vogla kurse në Llaushë vizituam një fermer të cilit i janë mbytur mbi 10 mijë pula. Nëpër muret e ndërtesave kishte ngelur lart vija e gjurmës deri ku kishte arritur përmbytja ndërkaq brigjet e deformuara të lumenjve si dhe arat rrotull janë përplot bërllog. Vërshimi në fshatin Lisicë të Mitrovicës, sipas banorëve, është pasojë e shtyrjes për afër 300 metra të rrjedhës së lumit Ibër si rezultat i ndërtimit të stadiumit në pjesën veriore të qytetit. Ibri e Sitnica janë bërë bashkë dhe janë shndërruar në liqe. Ka jo pak kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi. Pas takimeve me kryetarët e këtyre dy komunave, Fadil Nurën dhe Bedri Hamzën, vizituam bashkë disa vendbanime të përmbytura.

    Pjesëtarët e FSK-së e të policisë, zjarrfikësve dhe ndërmarrjeve publike u kanë shpërndarë ushqim, veshmbathje e batanije, barna e pako higjienike, familjeve të evakuuara. Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gazetari shqiptar: E pamundur të shkohet në zonat e tërmetit

    February 7, 2023

    Kurti dhe Rashiq shkojnë për vizitë në dy familje serbe në Istog

    February 7, 2023

    Gjukanoviq: Vuçiqit i thoja njoftoje popullin se beteja për Kosovën është humbur

    February 7, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gazetari shqiptar: E pamundur të shkohet në zonat e tërmetit

    By A.JFebruary 7, 20230

    Gazetari shqiptar, Ardit Hoxha ka raportuar nga Stambolli ku ekipi i Euronews Albania ka mbërritur…

    Kurti dhe Rashiq shkojnë për vizitë në dy familje serbe në Istog

    February 7, 2023

    Gjukanoviq: Vuçiqit i thoja njoftoje popullin se beteja për Kosovën është humbur

    February 7, 2023

    Gjukanoviq: Qeveria e Abazoviqit është më e dhënë ndaj interesave të Serbisë së Madhe dhe Rusisë se sa BE’së

    February 7, 2023

    TË TJERA

    Loredana i bashkohet fondacionit të Pacollit, dhuron 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

    February 7, 2023

    Sa më do nga 1-10? Kiara befason Luizin me përgjigjen e saj

    February 7, 2023

    Banori i BBVK merr lajmin e hidhur, i vdes një familjare shumë e dashur për të

    February 6, 2023

    Del audio, Zhaklin Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar

    February 6, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gazetari shqiptar: E pamundur të shkohet në zonat e tërmetit

    February 7, 2023

    Kurti dhe Rashiq shkojnë për vizitë në dy familje serbe në Istog

    February 7, 2023

    Gjukanoviq: Vuçiqit i thoja njoftoje popullin se beteja për Kosovën është humbur

    February 7, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.