Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kalimit të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në lexim të dytë në Kuvend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka falënderuar deputetët për votimin e këtij projektligji, ndërsa ka kujtuar sfidat dhe pengesat ligjore me të cilat është ballafaquar ky nismë ligjore ndër vite, transmeton lajmi.net.
Kryeministri ka theksuar se ky ligj ka kaluar nëpër një proces të gjatë sfidash institucionale, duke u dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit në Kuvend – herën e parë në shkurt të vitit 2023 dhe herën e dytë në dhjetor të vitit 2024.
Mal ështën shprehur se pavarësisht vonesave të krijuara, qëllimi mbetet i pandryshuar:
„Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat“, ka shkruar Kurti.

