KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Ose të gjejmë një emër të përveçëm për president, ose partitë të merren vesh mes vete

Kurti: Ose të gjejmë një emër të përveçëm për president, ose partitë të merren vesh mes vete

Pas një takimi dyorësh me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se diskutimet kanë qenë të gjata dhe kanë përfshirë një sërë temash me rëndësi, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kurti bëri të ditur se në takim janë trajtuar zhvillimet politike në vend, situata e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe progresi i arritur dhe sfidat që e presin vendin.

“Patëm një bisedë të gjatë, për shumë tema, me kryetarin e LDK-së. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, situatën e sigurisë, politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ai shtoi se palët janë zotuar për vazhdim të komunikimit dhe ka falënderuar LDK-në për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sa i përket çështjes së presidentit, Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat partiak për këtë post.

“Tash e kemi edhe një sfidë; në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një emër të përveçëm, pra LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Pra, ose të gjejmë një emër të përveçëm për president, ose partitë të merren vesh mes vete për të vazhduar tutje”, deklaroi Kurti.

Zgjedhja e presidentit kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend, ndërsa afati kushtetues për votim po afrohet./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.