KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Nuk është përmbushur kriteri prej 60 ditësh për t’u shpërndarë Kuvendi

Kurti: Nuk është përmbushur kriteri prej 60 ditësh për t’u shpërndarë Kuvendi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti shprehu keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve të opozitës në seancën e Kuvendit të mbajtur për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai bëri të ditur se për këtë çështje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke kërkuar interpretim lidhur me procedurat kushtetuese.

Sipas tij, nga momenti i fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta parasheh një afat prej 60 ditësh që duhet të kalojnë para se të mund të shpërndahet Kuvendi.

“Nuk është përmbushur kriteri prej 60 ditësh për t’u shpërndarë Kuvendi”, deklaroi Kurti, duke theksuar se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me afatet dhe rregullat kushtetuese./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.