KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti niset për Tiranë, kjo është arsyeja

Kurti niset për Tiranë, kjo është arsyeja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku agjenda parashikon mbërritjen e liderëve në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të nisin fjalët hyrëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në këtë fazë të programit është parashikuar edhe doorstep, prononcimi i liderëve për mediet në mbërritje.

Në orën 12:15 do të zhvillohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të përmbyllë samitin./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.