KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti nis fjalimin me procesin gjyqësor në Hagë: Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe regjimit gjenocidal është shtrembërim faktik e historik

Kurti nis fjalimin me procesin gjyqësor në Hagë: Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe regjimit gjenocidal është shtrembërim faktik e historik

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se këto dy seanca po mbahen pasdite pasi në Hagë po mbahen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin kur përfshihen edhe pretendimet për krimet kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërteten dhe mohon kontekstin historik dhe politik të luftës çlirimtare, raporton Telegrafi.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullsisë civile shqiptare. E ato iu ka kryer regjimi i Jugosllavisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarish.

Barazimi mes drejtues të UÇK-së dhe regjimit gjenocidal është i paqëndrueshëm, është shtrembërim faktik e historik”, tha ai.

Kurti tutje paraqiti ekspozenë për mandatin e tij të ardhshëm qeverisës.

Ai tha se gjatë mandatit të kaluar kanë ndërtuar një Kosovë më të drejtë dhe më fortë.

Sipas tij, vendi ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

“…Projektojmë që sivjet që Bruto Produkti Vendor të arrijë në 12 miliardë euro. Ndërsa, për herë të parë në mandatin e ardhshëm Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë do të tejkalojë vlerën prej 10 mijë euro”, tha ai.

Lajmi në përditësim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.