KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes ka pritur në takim Myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, "por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel".

Kryeministri u tha se shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë.

Vlen të ceket se Myftiu Tërnava e uroi Albin Kurtin për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.