KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti në Dublin, pritet nga kryeministri irlandez: Kosova llogarit në presidencën e Irlandës për integrimin evropian

Kurti në Dublin, pritet nga kryeministri irlandez: Kosova llogarit në presidencën e Irlandës për integrimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.

Në deklarimin e tij për media, para nisjes së takimit, Kurti falënderoi kryeministrin irlandez për ftesën dhe mikpritjen, duke shprehur shpresën se Kosova do të përparojë drejt integrimit evropian gjatë presidencës irlandeze.

“Irlanda është rrëfim i shkëlqyeshëm suksesi i integrimit evropian dhe anëtarësimit. Republika e Kosovës gjithashtu dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për të arritur aty së pari duhet të marrim statusin e vendit kandidat dhe të hapim negociatat për anëtarësim. Ne llogarisim në presidencën irlandeze”, deklaroi Kurti.

Ai shprehu mirënjohje edhe për popullin irlandez, i cili gjatë vitit 1999 strehoi më shumë se një mijë refugjatë shqiptarë nga Kosova, të dëbuar nga vendi gjatë luftës.

Kurti falënderoi gjithashtu ushtarët dhe oficerët irlandezë që kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it për më shumë se dy dekada e gjysmë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Duke folur për rëndësinë e takimit të Komunitetit Politik Evropian, Kurti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet liderëve evropianë është veçanërisht i rëndësishëm në kohën kur agresioni rus ndaj Ukrainës po vazhdon dhe po shoqërohet me sulme ndaj infrastrukturës kritike dhe luftë hibride.

“EPC ndihmon, sepse mblidhen liderët dhe bashkojnë forcat”, u shpreh Kurti. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.