KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti-Merz në Berlin: 1.5 miliardë euro investime gjermane në Kosovë, Kurti kërkon zbatimin e marrëveshjeve rajonale

Kurti-Merz në Berlin: 1.5 miliardë euro investime gjermane në Kosovë, Kurti kërkon zbatimin e marrëveshjeve rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz në kuadër të Samitit XIII të Procesit të Berlinit, nga i cili ka pranuar urime për mandatin e ri.

Përmes një postimi, Kurti ka theksuar rëndësinë e Gjermanisë për Kosovën dhe rolin e Procesit të Berlinit në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton lajmi.net

Ai ka rikujtuar se Gjermania e nisi këtë nismë në vitin 2014, duke krijuar një platformë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kurti ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të këtij procesi, përfshirë udhëtimin me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave, duke theksuar se Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet dhe se edhe vendet e tjera duhet të veprojnë njësoj.

“Askush nuk mund ta mbajë peng rajonin”, ka shkruar Kurti, duke bërë thirrje për zbatimin e zotimeve të përbashkëta.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, kryeministri ka bërë të ditur se investimet direkte gjermane në Kosovë arrijnë në rreth 1.5 miliardë euro, ndërsa 62 për qind e tyre janë realizuar vetëm gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas Kurtit, potencial i madh për bashkëpunim mbetet në sektorët e industrisë, energjisë, transportit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), si dhe arsimit profesional.

Ai ka njoftuar gjithashtu se javën e ardhshme Prishtina do të mirëpresë Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Kurti ka ritheksuar rëndësinë e partneritetit me Berlinin për perspektivën evropiane të Kosovës, duke e falënderuar kancelarin Merz për takimin./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.