KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti i rezervuar për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën

Kurti i rezervuar për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në horizont nuk po shihet që do të ketë ndonjë dakordim mes partive politike për këtë çështje.

Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot nga mediat nëse do të ketë ndonjë takim këtë javë për këtë çështje, mirëpo përgjigja e tij ishte e shkurtër.

“Jemi në konsultime me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, tha Kurti.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka dalë me një aktgjykim, ku ka caktuar 28 prillin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit.

Nëse dështon zgjedhja e presidentit deri në këtë datë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.