TË FUNDIT

    Pyet Dardan Islami: A më rrenc Vuçiqi a Albini?

    February 6, 2023

    Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi presidentit Erdogan

    February 6, 2023

    LDK: Qeveria e mbyllur hermetikisht, po shkakton mosbesim te qytetarët

    February 6, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kurti: I kam thënë Vuçiqit, nëse vërtet dëshiron të bësh diçka për minoritetin serb, njihe Kosovën
    Lajme

    Kurti: I kam thënë Vuçiqit, nëse vërtet dëshiron të bësh diçka për minoritetin serb, njihe Kosovën

    By A.JJanuary 17, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, para vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka paralajmëruar rrezikun e “hegjemonisë pansllave” të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan.

    Kurti në një intervistë për Tages-Anzeigerm ka thënë se Serbia nuk mund të jetë vend normal, sepse nuk është distancuar nga trashëgimia e kohës së diktatorit Slobodan Millosheviq.

    Kurti ka thënë se Beogradi kërkon një marrëdhënie me fqinjët e tij të ngjashme me atë që ka Moska me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Prandaj, Kurti thotë se kjo fqinjësi është një rrezik sigurie për ne.

    Serbia nuk është një vend normal, sepse nuk është distancuar nga trashëgimia e kohës së diktatorit Slobodan Millosheviq. Tani shtojini kësaj mos distancimin ndaj Vladimir Putini dhe luftës së tij në Ukrainë. Demokracia ishte një interludë e shkurtër në Serbi pas përfundimit të diktaturës. Së shpejti do të bëhen 20 vjet që kur kryeministri properëndimor serb Zoran Gjingjiq u vra në Beograd. Që atëherë, forcat e errëta në Serbi festojnë rikthimin. Beogradi kërkon një marrëdhënie me fqinjët e tij të ngjashme me atë që ka Moska me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Prandaj kjo fqinjësi është një rrezik sigurie për ne.

    I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti ka përsëritur se Serbia dëshiron që Kosova, sikurse Bosnja, të ketë shtet në shtet me Republikën Sërpska, pra të bëhet jofunksionale.

    “Në dhjetë vitet e fundit kemi nënshkruar 33 marrëveshje me Serbinë. Pothuajse asgjë nuk është zbatuar. Disa nga këto marrëveshje do të ishin edhe në interesin tonë, por Beogradi gjithmonë insiston në autonominë të komunave me shumicës serbe. Pse mendoni që është ashtu? Serbia dëshiron që Kosova, sikurse Bosnja, të ketë shtet në shtet me Republikën Srpska, pra të bëhet jofunksionale. I thashë Vuçiqit se nëse vërtet dëshiron të bëjë diçka për minoritetin serb, duhet ta njohë Kosovën. Ai nuk mund të thotë se Kosova është “shtet i rremë” dhe në të njëjtën kohë të kërkoj autonomi komunale brenda këtij shteti. Është si të porosisni çaj pa filxhan. Ne nuk jemi budallenj”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Pyet Dardan Islami: A më rrenc Vuçiqi a Albini?

    February 6, 2023

    Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi presidentit Erdogan

    February 6, 2023

    LDK: Qeveria e mbyllur hermetikisht, po shkakton mosbesim te qytetarët

    February 6, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Pyet Dardan Islami: A më rrenc Vuçiqi a Albini?

    By A.JFebruary 6, 20230

    Analisti politik, Dardan Islami, i cili është kritik i vazhdueshëm i qeverisë, mendon se kryeministri…

    Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi presidentit Erdogan

    February 6, 2023

    LDK: Qeveria e mbyllur hermetikisht, po shkakton mosbesim te qytetarët

    February 6, 2023

    Kryeministri Kurti: U qëndrojmë pranë prodhuesve

    February 6, 2023

    TË TJERA

    Del audio, Zhaklin Lekatari: Burri Oltës më ka shantazhuar

    February 6, 2023

    Iliri futet në shtëpinë e BBVA, ja mesazhi i papritur që i jep Luizit

    February 6, 2023

    Tërmeti në Turqi, Rama: Një mision shpëtimi niset sot nga Shqipëria në Turqi

    February 6, 2023

    Tërmet i fortë në Turqi, mbi 70 të vdekur

    February 6, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Pyet Dardan Islami: A më rrenc Vuçiqi a Albini?

    February 6, 2023

    Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi presidentit Erdogan

    February 6, 2023

    LDK: Qeveria e mbyllur hermetikisht, po shkakton mosbesim te qytetarët

    February 6, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.