Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Gola: Serbia vazhdon të mbrojë terroristin Milan Radoiçiq

    June 23, 2026

    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

    June 23, 2026

    WhatsApp do të drejtohet nga themeluesi i një startup-i indian, ndërsa Will Cathcart tërhiqet

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Gola: Serbia vazhdon të mbrojë terroristin Milan Radoiçiq
    • Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”
    • WhatsApp do të drejtohet nga themeluesi i një startup-i indian, ndërsa Will Cathcart tërhiqet
    • Ukrainasit shkatërrojnë urën hekurudhore mbi Kanalin e Krimesë Veriore
    • KiE miraton raportin për Serbinë – normalizimi me Kosovën, kusht kyç për BE
    • Lajmëtari australian i qytetit thyen rekordin Guinness për personin më të zhurmshëm në botë
    • Toshkovski: Sfidat e migrimit kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, partneritet dhe mbështetje konkrete
    • Dembele tregon fuqinë e frikshme të sulmit francez
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps toward a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kurti flet për bashkimin Osmani-Abdixhiku: Dëshirat politike nuk duhen ngatërruar me faktet

    Kurti flet për bashkimin Osmani-Abdixhiku: Dëshirat politike nuk duhen ngatërruar me faktet

    korrektpressBy korrektpressMay 7, 2026 Albin kurti 2 Mins Read
    Kurti flet për bashkimin Osmani-Abdixhiku: Dëshirat politike nuk duhen ngatërruar me faktet
    Kurti flet për bashkimin Osmani-Abdixhiku: Dëshirat politike nuk duhen ngatërruar me faktet
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet politike dhe përfoljet për një bashkim të mundshëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe ka folur për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Kurti tha se çdo qytetar apo subjekt politik ka të drejtë të ketë ambicie politike, por theksoi se vendimin final e merr populli.

    “Të gjithë të cilët kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe ju dëshiroj sukses”, deklaroi ai.

    Megjithatë, ai shtoi se “për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti. Për këtë vendos populli dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh”.

    Kurti tha se dëshirat politike nuk duhet të ngatërrohen me realitetin politik.

    “Njerëzit kanë dëshira edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërruar dëshirat me faktet”, u shpreh ai.

    Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se partia e tij vazhdon të rritet sa herë përballet me pengesa politike.

    “Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh t’ia vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja”, deklaroi Kurti.

    Ai shtoi se rezultati i kësaj, sipas tij, do të shihet në zgjedhjet e 7 qershorit.

    “E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha ai.

    Kurti konfirmoi se data e zgjedhjeve tashmë është caktuar dhe se LVV-ja është në përgatitje të listës së kandidatëve për deputetë.

    “Data është caktuar 7 qershor dhe kjo ka imponuar që deri më datën 12 maj ne t’i dorëzojmë listat e kandidatëve tanë për deputetë”, deklaroi ai.

    Sipas tij, zgjedhjet e reja erdhën si pasojë e bojkotit nga opozita.

    “Kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë që të mbahen, mirëpo meqë bojkotoi opozita, meqë nuk dëshironte të ishte as minimalisht konstruktive, ja po shkojmë edhe një herë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin”, u shpreh Kurti./Telegrafi/

    TË TJERA

    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

    Dardan Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK

    PZAP rrëzoi ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut, KQZ pret afatin 48 orësh të Supremes para shpalljes së rezultateve

    PZAP refuzoi ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin e ankesave në Supreme para shpalljes së rezultateve

    PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave

    LEXO GJITHASHTU

    Gola: Serbia vazhdon të mbrojë terroristin Milan Radoiçiq

    June 23, 2026

    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

    June 23, 2026

    WhatsApp do të drejtohet nga themeluesi i një startup-i indian, ndërsa Will Cathcart tërhiqet

    June 23, 2026

    Ukrainasit shkatërrojnë urën hekurudhore mbi Kanalin e Krimesë Veriore

    June 23, 2026
    TË TJERA

    KiE miraton raportin për Serbinë – normalizimi me Kosovën, kusht kyç për BE

    June 23, 2026

    Lajmëtari australian i qytetit thyen rekordin Guinness për personin më të zhurmshëm në botë

    June 23, 2026

    Toshkovski: Sfidat e migrimit kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, partneritet dhe mbështetje konkrete

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.