KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Takimi mes dy liderëve ka nisur rreth orës 16:00.

Në oborrin e Kuvendit shihet edhe vetura e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi vjen një ditë pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes së arritur mes Kurtit dhe Abdixhikut për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Pas kundërshtimit të deputetëve, Abdixhiku tha se ndjeu keqardhje, ndërsa Kurti deklaroi se “situata e re kërkon takime të reja”./TV Dukagjini

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.