KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: 100 milionë euro për “Dritaren për Investime të Diasporës”

Kurti: 100 milionë euro për “Dritaren për Investime të Diasporës”

Në vazhdën e fushatës, kandidati për kryeministër Albin Kurti, u mirëprit në shtëpinë e familjes Nikmengjaj, në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës.

Mes bisedash të përzemërta, ata treguan se e mbështesin Kurtin edhe në mandatin e tij të ardhshëm, e për këtë ai u shprehi mirënjohjen e tij.

Tre nga djemtë e kësaj familjeje janë në mërgatë, e për këtë, Kurti tha se përkrahja e tyre i obligon qeveritarët që të punojnë më shumë për të forcuar lidhjen e tyre me atdheun.

Prandaj, ai u zotua se në mandatin e tij të ardhshëm do të ndajë 100 milionë euro për “Dritaren për Investime të Diasporës”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.