KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

KURRË TELASHE ASKUJT NUK I KAM SHKAKTUAR

KURRË TELASHE ASKUJT NUK I KAM SHKAKTUAR

Poezi nga: Leonard Cohen
P
ërktheu: Fadil Bajraj

nuk munda ta paguaja hipotekën
dhe ia theva zemrën loçkës sime
nuk munda ta paguaja hipotekën
dhe ia theva zemrën loçkës sime
kurrë telashe askujt nuk i kam shkaktuar
ama nuk është tepër vonë për të filluar

nuk dua të thyej asnjë dritare
nuk dua të djeg asnjë automjet
nuk dua të thyej asnjë dritare
nuk dua të djeg automjetin tënd
ke të drejtë për të gjitha pasuritë e tua
ama goxha e ke tepruar

ti lundron në oqeanin e fuqishëm
në jahtin e projektuar për ty
ti lundron në oqeanin e fuqishëm
në jahtin e projektuar për ty
por oqeani është i mbushur me mbeturina
dhe ti do të fundosesh aty

kurrë telashe askujt nuk i kam shkaktuar
unë jam një njeri i ligjit dhe rendit
kurrë telashe askujt nuk i kam shkaktuar
unë jam një njeri i ligjit dhe rendit
kurrë telashe askujt nuk i kam shkaktuar
ama ti fort mirë e di që mund t’ia nxij jetën gjithsecilit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.