Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një deklaratë me tone ironike gjatë një diskutimi mbi procesin e integrimit evropian të vendit.
Duke folur për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama theksoi se disa aspekte të këtij procesi janë të pamundura për t’u parashikuar.
“Kur Shqipëria të anëtarësohet në BE, ka tre gjëra që nuk mund t’i parashikosh. Tre: Zotin, seksin dhe Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
Deklarata e tij është interpretuar si një koment simbolik mbi natyrën e paparashikueshme të politikës së zgjerimit të BE-së, si dhe mbi sfidat e gjata që vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen në rrugën drejt integrimit.
Shqipëria vazhdon të jetë në proces negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa progresi varet nga reformat e brendshme dhe vendimet e institucioneve evropiane. /Telegrafi/
