Poezi nga: Alda Merini
Përktheu: Rita Oxha
Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
mbushur me çaste dashurie.
Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.
Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.
E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë,
kur s’të dashurojnë më.
Nëse të plagos dashuria
shëroji plagët
dhe beso,
je gjallë.
Për atë që do
për atë që të do.
Lexo po ashtu nga Alda Merini:
– Buzëqesh grua
– Gratë e Jugut
– Flutura të lira