KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë

Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë

Bujqit nga rajoni i Strumicës edhe sot vazhdojnë me bllokadën, pasi nuk morën zgjidhje për çmimin e grumbullimit të specave ajvarka.

Kërkesa e tyre kryesore është që klasa e parë e kësaj kulture bujqësore të grumbullohet me çmim prej 50 denarësh për kilogram.

Prodhuesit theksojnë se me kushtet aktuale të grumbullimit vështirë mund t’i mbulojnë shpenzimet e prodhimit, veçanërisht duke pasur parasysh investimet në materialin farëror, punimin e tokës, mbrojtjen e kulturave, ujitjen dhe fuqinë punëtore.

Bllokada është vazhdim i pakënaqësisë që në periudhën e kaluar e shprehën bujqit e rajonit të Strumicës. Ata kërkojnë që çmimi i grumbullimit të përcaktohet në mënyrë që të sigurojë rentabilitet ekonomik për prodhuesit.

Ajvarka është ndër produktet më të rëndësishme bujqësore në Strumicë, ndërsa sezoni i grumbullimit ka rëndësi të veçantë për një numër të madh familjesh bujqësore në rajon.

Bujqit paralajmërojnë se do të vazhdojnë me presionin derisa të marrin përgjigje konkrete për kërkesën e tyre për 50 denarë për kilogram për klasën e parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.