KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kulmi i çdo lojtari” – Ramadani zbulon ndjenjat e përfaqësimit të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

“Kulmi i çdo lojtari” – Ramadani zbulon ndjenjat e përfaqësimit të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

“Para pranimit në UEFA dhe FIFA, unë veç kam qenë pjesëmarrës në Kombëtaren e Kosovës. Aty mirë kemi kaluar, mirë mendoj se nuk ka qenë një periudhë shumë e mirë profesionale”.

“Si pasojë e kësaj, më erdhi mundësia me e përfaqësu Shqipërinë. Është ndjenjë shumë e veçantë për të gjithë lojtarët, Messi është shembulli më i mirë që thoshte para Botërorit i kisha dhënë të gjithë trofetë individual për me fitu një trofe me kombëtaren, sepse kulmi i një lojtari është kombëtarja”.

“Kombëtarja është një ndjenjë shumë e mirë edhe me e përfaqësu Kosovën dhe Shqipërinë, mirëpo normal në qoftë se të fton së pari Kosova, normal që është më mirë këtu të japësh kontributin”, ka thënë Ramadani.

Episodin e plotë me Agon Ramadanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.