KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h – Policia identifikon shkelësit në trafik

Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h – Policia identifikon shkelësit në trafik

Policia e Kosovës ka evidentuar automjete që po qarkullonin me shpejtësi deri në 197 km/h në rrugë ku kufizimi është 80 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka intensifikuar kontrollet në rrugët nacionale dhe rajonale, duke përdorur automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrolleve të fundit janë regjistruar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Policia ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të zbatohen masat ligjore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.