KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Ku janë?”, Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe

“Ku janë?”, Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar Qeverinë që të publikojë listën e 74 çerdheve për të cilat pretendohet se janë investuar 42 milionë euro.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka kërkuar të bëhet publike se ku janë realizuar këto investime, duke thënë se deri më tani nuk janë parë çerdhet për të cilat është raportuar.

"E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro. Ku janë çerdhet, se deri më tani nuk i kemi pa", ka shkruar Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka shtuar se nuk dyshon që shuma prej 42 milionë eurosh është shpenzuar, por ka kërkuar transparencë për mënyrën se si janë realizuar investimet.

"Për 42 milionë euro s'po dyshoj që nuk i keni shpenzu"./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.