TË FUNDIT

    Babai i ish-presidentit Thaçi, viziton familjen e ish-kryeparlamentarit Veseli

    August 13, 2022

    Përfundon fushata pro shamisë, Gjinovci: S’kishte të bënte me shkollimin e vajzave

    August 13, 2022

    ​Kurti takon të rinj nga mërgata, diskutojnë mbi mundësitë e kontributit të tyre në Kosovë

    August 13, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Kuriozitete»Ku do t’i kaloni pushimet? Këto janë destinacionet më të mira për vitin 2022
    Kuriozitete

    Ku do t’i kaloni pushimet? Këto janë destinacionet më të mira për vitin 2022

    By A.JMay 16, 2022
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Po kërkoni të planifikoni pushimet tuaja verore? Duke pasur parasysh që mund të udhëtojmë përsëri pothuajse kudo në botë, është disi e vështirë që të përpiqemi të zgjedhim saktësisht një vend se ku do të shkojmë.

    Për fat të mirë, Airbnb sapo ka publikuar një raport të detajuar i cili tregon destinacionet se ku po dynden njerëzit këtë verë, kështu që ju ose mund të planifikoni pushimet tuaja në një vend që është realisht në trend – ose mund të zgjidhni t’i shmangeni turmave dhe të shkoni diku tjetër.

    Kur bëhet fjalë për turizmin brenda vendit, njerëzit në mbarë botën po ikin nga qytetet në drejtim të fshatit. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo do të thotë se ata lëvizin nga Londra për në Cornwall; në Itali, nga Roma në Sardenjë dhe në Spanjë nga Barcelona në Costa Blanca. Në SHBA, zonat rurale si Florida Panhandle dhe Parku Kombëtar Acadia po bëhen shumë të njohura.
    Njerëzit gjithashtu kanë dëshirë që të pushojnë për një kohë më të gjatë – dhe nuk mund t’u vihet faj për këtë. Vendet më të njohura për pushimet më të gjata këtë vit janë Melburni, Sao Pãulo, Montreali, Parisi dhe Berlini (në këtë renditje). Ndoshta mund të keni dëshirë që t’i shmangni këto destinacione nëse nuk ju pëlqejnë shumë turmat.

    Raporti tregon gjithashtu se njerëzit po largohen nga destinacionet e tyre të rregullta. Dhjetë qytetet më të njohura përfaqësonin vetëm 8 për qind të të ardhurave të përgjithshme të këtij viti nga kjo industri, krahasuar me 12 për qind në vitin 2019.

    Dhe, pavarësisht masave të këtij qyteti për të “luftuar” turizmin e tepërt – si për shembull aplikimi i një tarife hyrjeje për udhëtarët ditorë – Venecia mbetet destinacioni më popullor në botë. / Time Out

    Destinacione verore tendencë – në të gjithë botën – kërkime në tremujorin e parë (min. 10.000 kërkime)

    1. Bodrum, Turqi

    2. Ibiza, Spanjë

    3. Villasimius, Itali

    4. Devon, Mbretëri e Bashkuar

    5. Korula, Kroaci

    6. San Vito Lo Capo, Itali

    7. Nimes, Francë

    8. Maine, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    9. Freiburg im Breisgau, Gjermani

    10. San Teodoro, Itali

    Destinacione verore tendencë – në SHBA – kërkime në tremujorin e parë (min. 10.000 kërkime)

    1. Walton County, Florida

    2. Cape San Blas, Florida

    3. Mexico Beach, Florida

    4. Fort Myers, Florida

    5. Stonington, Konektikat

    6. Cape Coral, Florida

    7. Forks, Uashington

    8. Big Sur, Kalifornia

    9. Four Corners, Florida

    10. Hampton Bays, Nju Jork

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kjo është zgjidhja e duhur nëse keni mushkonja në shtëpi

    July 26, 2022

    Meshkujt prezantojnë trendin e ri për formësimin e mjekrës

    June 21, 2022

    Trendi më i ri, unaza me GPS për të përcjellë partnerin në çdo moment

    June 19, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Babai i ish-presidentit Thaçi, viziton familjen e ish-kryeparlamentarit Veseli

    By A.JAugust 13, 20220

    Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhiu, e ka vizituar sot në Mitrovicë, familjen e ish-kryeparlamentarit…

    Përfundon fushata pro shamisë, Gjinovci: S’kishte të bënte me shkollimin e vajzave

    August 13, 2022

    ​Kurti takon të rinj nga mërgata, diskutojnë mbi mundësitë e kontributit të tyre në Kosovë

    August 13, 2022

    Mehaj: Janë zotuar 50 milionë euro për armatim e janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë

    August 13, 2022

    TË TJERA

    Gazetarë britanikë zbarkojnë në “Londrën” e Shqipërisë: Familjet bosh, vajzat kanë mbetur beqare se nuk ka djem

    August 13, 2022

    Rama: KiE të shpallë të pabazuara akuzat për trafik organesh nga Dick Marty

    August 13, 2022

    Kosova, vendi i parë që do ta vizitojë presidenti i ri i Shqipërisë

    August 13, 2022

    “I thash më gjuaj qika ime”, Vali Corleone flet për herë të parë pas plagosjes

    August 12, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Babai i ish-presidentit Thaçi, viziton familjen e ish-kryeparlamentarit Veseli

    August 13, 2022

    Përfundon fushata pro shamisë, Gjinovci: S’kishte të bënte me shkollimin e vajzave

    August 13, 2022

    ​Kurti takon të rinj nga mërgata, diskutojnë mbi mundësitë e kontributit të tyre në Kosovë

    August 13, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.