Një kryq gjigant i mori jetën një prifti gjatë kohës që i njëjti po bënte lutje fetare në Kishë, rast ky që shokoi Ekuadorin dhe më gjerë.
Në emisionin “Kosova Today”, për këtë çështje diskutuan Dom Mark Pashkja dhe Hoxhë Ladi, transmeton Klankosova.tv.
Dom Mark Pashkja tha se ngjarja mori vëmendjen e shumë njerëzve, ndërsa shtoi se rasti ka marrë konotacion të gabueshëm.
“Në rastin e kësaj vdekje, njeriu duhet të jetë shumë i kufizuar dhe ta njeh kufirin e qenies njerëzore”, tha ai.
Nga ana tjetër, Hoxhë Ladi parashtroi disa pyetje lidhur me këtë ngjarje jo shumë të zakonshme.
Burimi: klankosova.tv ↗

