KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kryeziu: Duke qenë i paparashikueshëm, Trump la nën hije edhe Senatin edhe Kongresin amerikan (VIDEO)

Kryeziu: Duke qenë i paparashikueshëm, Trump la nën hije edhe Senatin edhe Kongresin amerikan (VIDEO)

Laura Kryeziu nga Leadership and Growth Council, e ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndalur te ndikimi i presidentit Donald Trump në institucionet amerikane.

Ajo vlerësoi se paparashikueshmëria e Trumpit bëri që Kongresi dhe Senati amerikan të mbeteshin në hije, duke humbur një pjesë të rolit të tyre në zhvillimet politike të vendit.

Kryeziu theksoi se polarizimi politik në SHBA është shumë i madh, ndërsa sipas saj, votuesit tashmë dëshirojnë që Kongresi dhe Senati të angazhohen më shumë në mbikëqyrjen e administratës amerikane.

“Duke qenë një president i paparashikueshëm, la në hije totale edhe Kongresin edhe Senatin Amerikan dhe Kongresi, në njëfarë forme, nuk përbënte më asnjë rol. Polarizimi është shumë i madh në Amerikë. Më duket që votuesit dëshirojnë që Kongresi dhe Senati të jenë të angazhuar, t’i fillojnë investigimet, hetimet dhe ta thërrasin në përgjegjësi Administratën Amerikane. Kjo nuk është vetëm një votë kundër, kjo është edhe një votë hidhërimi”, u shpreh Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.