TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Kryetari i Lëvizjes për Bashkim: Kurti s’ka guxim, s’do ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë
    Lajme

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim: Kurti s’ka guxim, s’do ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë

    By B.SMay 15, 2022
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se e sheh joserioze qasjen e Qeverisë sa i përket çështje së dialogut me Serbinë.

    Madje, ai shtoi se Kosovës nuk i konvenon status-quo dhe se kjo është në favor veç se te Rusisë.

    Ai nuk beson që kryeministri Akbin Kurti do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me shtetin fqinjë, kjo për shkak të mungesës së guximit.

    “Sa i përket dialogut unë shoh jo seriozitet total të gjithë akterëve. Kosova do të duhej të ishte më e interesuara që të jemi aktiv në dialog. Ne nuk na konvenon status-quo. Këtë e tha edhe ndihmës sekretarja e shtetit në vizitën e fundit kur tha se status-quo i konvenon Rusisë. Qeveria jonë ka ngecur në këtë status-quo dhe po i pëlqen”.

    “Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm. Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”.

    Megjithatë, Murati theksoi se nuk sheh interesim as nga Serbia dhe BE-ja që të ecet përpara me arritjen e një marrëveshje finale, raporton EO.

    “Nuk shoh interesim as nga Serbia sepse ajo është e interesuar për bisedime teknike si kjo për targa të cilat nuk janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Nuk shoh dinamikë edhe te BE. Krejt ky proces e ka një element të ri që mund të shpejtoj dhe është faktori amerikan që po dërgojnë sinjale të qarta se nuk duan status-quo dhe kjo mund ta ndryshojë dinamikën”.

    Murati poashtu shtoi se nga vizita e kryeministrit Albin Kurtit në ShBA nuk sheh ndonjë rezultat sepse nuk ka takime të nivelit të lartë.

    “Ne duhet të shohim përfundimin e vizitës së Kurtit në ShBA. Nuk ka takime të nivelit të lartë dhe së paku niveli që do të duhej të pritej kryeministri është i sekretarit të shtetit. Dhe çdo gjë tjetër është e pakuptimtë. Nuk është e arritur nëse takon Eskobar në Uashington sepse Eskobar e ka punë Kosovën”.

    “Mendoj që nëse mbetet ky nivel i takimeve është mesazh i administratës amerikane që Kosova e ka në raport me dialogun. Dhe lidhet edhe me projekte të tjera që Kosova disi në mënyrë të ngurtë nuk u bë pjesë e gazit. Me nivelin e presidentit janë të rralla takimet që mund t’i bëjë Kosova. Ndodhin zakonisht në takime ceremoniale. Niveli i takimeve që do të duhej të pritej do të ishte së paku sekretari i shtetit Blinken”, tha Murati

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x