KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryesuesi i komisionit të Ligjit për sponsorizime me thirrje për klubet, federatat dhe OJQ-të

Kryesuesi i komisionit të Ligjit për sponsorizime me thirrje për klubet, federatat dhe OJQ-të

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, i cili flet për një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e sportit në Kosovë – financimin përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shala ka bërë thirrje direkte në podcastin tonë ndaj klubeve, federatave dhe OJQ-ve, që t’i ngrisin kapacitetet e tyre me qëllim që ta kenë sa më të lehtë punën si komision si dhe të ndihmohet në masovizim të sportit.

“Faleminderit shumë për hapësirën që na keni leju edhe që nëpër dorë nga studio juaj me dal një thirrje dhe një lutje ndaj oponentëve kryesorë në kuadër të sponsorizimit, që m’i ngrit kapacitetet e veta, sidomos në çështjet organizative që me lehtu edhe punën si komision, po edhe ata me qenë ma shpejt të informum prej çështjeve të sponsorizimit”.

“Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës janë të hapur për secilën që është i involvuar te Ligji i Sponsorizimit jemi të hapur të debatojnë secilën kohë që ata mendojnë që e kanë të nevojshme për informata”.

“Kjo studio me mu përdor si reflektim dhe si mesazh ndaj atyne që punojnë drejt edhe mirë në të mirën e sportit edhe çdo sportisti për masovizim të sportit, ngritjen e kapaciteteve sportive se Ligji për Sponsorizim është mjaft i mirë, po të përdoret mirë dhe mbarë për këtë vend”, ka thënë Shala ndër tjerash.

Episodin e plotë me Besim Shalën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.