KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryesuesi i komisionit, Besim Shala tregon cilat janë arsyet më të shpeshta për refuzimin e kërkesave për sponsorizimet

Kryesuesi i komisionit, Besim Shala tregon cilat janë arsyet më të shpeshta për refuzimin e kërkesave për sponsorizimet

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, i cili flet për një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e sportit në Kosovë – financimin përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shala ka zbuluar gjithashtu edhe arsyet më të shpeshta për refuzimin e kërkesave për sponsorizim.

“Në qoftë se ti përshembull nuk i plotëson dy vjet kriter që është, të aktiviteteve, refuzohet. Domethënë edhe nuk thirret mbi bazën e refuzimit, për shkak të këtij kriteri, por në qoftë se i ke raportet e hapura”.

“Po qysh e cekëm edhe më herët, që ne jemi shumë të hapur për secilën, për secilën palë, për shkak tekefundit se ne jemi shërbyes civilë, po duhet me i shërby komunitetit civil, e kem aty obligim, po për çdo send konsultohemi edhe i pranojnë palët konsultime të ndryshme se qysh me ia bë, tek me ia bë. Me i ndihmu që me mbërri një zgjidhje”.

“Faleminderit shumë për hapësirën që na keni leju për shkak që kjo me shërby edhe si thirrje ndaj klubeve, ndaj OJQ-ve si në pjesën e sportit, kulturës edhe rinisë që me qenë pak më të përgjegjshëm, në këtë kuptimin e dokumentacionit”, ka thënë Shala mes tjerash.

Episodin e plotë me Besim Shalën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.