KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, si dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në kuadër të përgatitjeve për seancën plenare, anëtarët e kryesisë pritet të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore të rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozimet dhe kërkesat e paraqitura.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.