KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeprokurorja e Pejës mbledh zinxhirin komandues të Policisë, kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj rasteve të dhunës në familje

Kryeprokurorja e Pejës mbledh zinxhirin komandues të Policisë, kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj rasteve të dhunës në familje

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me theks të veçantë në dhunën në familje dhe rastet që përfshijnë të miturit.

Kërkesa është bërë gjatë një takimi me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefin e operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, sigurinë publike dhe trajtimin me prioritet të rasteve të ndjeshme që përfshijnë viktimat.

Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga zinxhiri komandues i Policisë që të sigurojë një qasje profesionale dhe të përgjegjshme të zyrtarëve policorë, në përputhje me procedurat ligjore.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e reagimit të shpejtë institucional, koordinimit të veprimeve dhe përfshirjes së të gjithë mekanizmave kompetentë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit.

Gjatë takimit thuhet se është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.

Në fund, thuhet se palët janë zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit dhe rritjes së sigurisë publike. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.