Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për RTV Dukagjinin, ka thënë se nëse Deputeti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka ndonjë emër të ndonjë personi që i ka shkaktuar zjarrin në Gjimnazin e parë shqiptarë, letë bashkëpunojë me Prokurorin e Shtetit.
“Deputetët mund të shkruajnë çfarëdo, por nëse deputeti Enver Haliti, ka ndonjë emër mund të vjen direk të unë dhe as në polici nuk ka nevojë me shku, letë vjen tek unë letë ma sjellë emrin unë menjëherë shkojë e arrestoj atë person, por jo me supozime sepse ne me supozime nuk punojmë”, ka thënë Jashari për Portalin Dukagjni.
Më tej, ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar por në ketë fazë janë ende konfidenciale.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halit.
Deputeti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Enver Haliti ka reaguar pasi është djegur objekti i Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj që sipas tij kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.
Më tej, deputeti nga LVV-ja e ka cilësuar si “Krimi të organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt”.
“Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj”.
Haliti, dyshon se prapa kësaj zjarri qëndron një dikush që e ka urdhëruar ketë dhe i ka ftuar organet e rendit që ta zbulojnë ketë rast.
“Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhërdhënësi i këtij krimi”, ka përfunduar ai.