KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit takohet me familjen e Astrit Deharit, zotohet për zbardhjen e rastit

Kryeprokurori i Shtetit takohet me familjen e Astrit Deharit, zotohet për zbardhjen e rastit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, është takuar me familjen e të ndjerit Astrit Dehari, të cilën e ka pritur së bashku me prokurorin special Bekim Kodraliu, i cili është prokuror i rastit.

Gjatë takimit, Gashi ka dëgjuar shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar se rasti duhet të trajtohet me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional.

Ai është zotuar se do të angazhohet maksimalisht, brenda kompetencave të tij ligjore, që çështja të trajtohet me profesionalizëm dhe të zbardhet e vërteta.

Gashi ka theksuar gjithashtu përkushtimin për trajtimin e çështjeve penale me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që familjarët e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe drejtësi. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.