KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar forcim të hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë së përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Gashi mori pjesë në takimin për shkëmbimin e përvojave mbi hetimet financiare, konfiskimin në rastet e korrupsionit dhe funksionet e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, UNDP, UNODC dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje.

Në fjalën e tij, ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera komplekse nuk mund të kufizohet vetëm në ndjekjen penale, por duhet të shoqërohet me hetime financiare dhe gjurmimin e pasurisë që buron nga aktivitetet kriminale.

“Pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme duhet të gjurmohet, të sekuestrohet dhe të konfiskohet përfundimisht dhe të ardhurat e fituara në mënyrë të kundërligjshme t’i kthehen shtetit dhe të dëmtuarve që kanë pësuar nga veprimtaritë kriminale”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, takimi shërben edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe vendeve pjesëmarrëse, si dhe për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale në fushën e hetimeve financiare, sekuestrimit, konfiskimit dhe rikthimit të aseteve.

Në aktivitet morën pjesë kryeprokurorë e prokurorë nga Kosova, përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, përfaqësues të SPAK-ut në Shqipëri, prokurorë nga Prokuroria Kantonale e Sarajevës, si dhe udhëheqës të Zyrave për Rikthimin e Aseteve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.