KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kryeministri polak i dërgon mesazh Trumpit pas humbjes së republikanëve

Kryeministri polak i dërgon mesazh Trumpit pas humbjes së republikanëve

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të kërkojë kompromise me demokratët pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke paralajmëruar se qeverisja përmes vetove nuk është zgjidhje.

Reagimi i liderit polak vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar se do të bëhej “zoti Veto” në rast se demokratët merrnin kontrollin e Kongresit amerikan.

“Duke u bazuar në përvojën time polake, duhet të them se vetoja është gjëja e fundit që mund të ndihmojë në ndjekjen e një politike të mirë”, deklaroi Tusk.

Kryeministri polak e njeh nga afër këtë situatë, pasi përballet vazhdimisht me veto nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i cili ka bllokuar disa nisma të qeverisë së tij.

“Demokracia është e mahnitshme, vërtet. E dua demokracinë. Është diçka vërtet e bukur”, shtoi ai.

Ndryshe, republikanët kanë humbur të dyja dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.