KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kryeministri britanik paralajmëron rikthimin e Britanisë në BE, reagon Macron

Kryeministri britanik paralajmëron rikthimin e Britanisë në BE, reagon Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Britania e Madhe do të ishte e mirëpritur të rikthehej në Bashkimin Evropian, nëse britanikët do të vendosnin të ndërmerrnin një hap të tillë.

“Mirë se të ktheheni, nëse britanikët duan të rikthehen”, ka thënë ai, duke theksuar se marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë kanë vazhduar edhe pas Brexit-it.

Lideri francez tha se dy vendet kanë bashkëpunuar në çështje të rëndësishme, përfshirë mbrojtjen, sigurinë, emigracionin dhe fusha të tjera strategjike.

Macron e cilësoi si të drejtë guximin për të diskutuar mundësinë e rikthimit në BE, duke shtuar se Britania përballet me kufizime kur dëshiron të angazhohet më ngushtë me Unionin, ndërsa mbetet jashtë tij.

“Ju nuk mund të zgjidhni mes lirive të Unionit. Nuk mund të vendosni të merrni atë që ju përshtatet dhe të lini pjesën tjetër”, tha ai.

Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, pas referendumit të vitit 2016, në të cilin shumica e votuesve britanikë mbështetën Brexit-in. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.