TË FUNDIT

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    February 8, 2023

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Pal Lekaj: Kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri tani

    February 8, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»KRU Prishtina: Uji i sigurt për pije, nesër stabilizohet furnizimi
    Lajme

    KRU Prishtina: Uji i sigurt për pije, nesër stabilizohet furnizimi

    By A.JJanuary 22, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Reshjet e shiut dhe vërshimet kanë bërë që të ketë turbullira të ujit dhe reduktime në disa komuna të Kosovës.

    Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në “Prishtinë”, Arjeta Mjeku ka deklaruar se nga nesër pritet të ketë stabilizim me ujë të pijes.

    Ajo tha se K.R.U “Prishtina”, vazhdimisht është duke i mbajtur konsumatorët të informuar lidhur me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm.

    “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdimisht është duke i mbajtur konsumatorët e njoftuar lidhur me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm, e cila kohën e fundit ka qenë paksa në gjendje alarmante për shkak të nivelit të lartë të turbullirës që është shkaktuar në kanalin e Iber Lepencit, kanal prej të cilit impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj e merr ujin, e trajton dhe e shpërndan deri tek konsumatorët. Tash për tash ende kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Iber Lepencit, andaj Fushë Kosova, lagjja Kalabria, Zona Industriale, pastaj kemi edhe disa lagje tjera të kryeqytetit, janë me reduktime. Ndërkaq lagjet e kryeqytetit veçohen nga Fushë Kosova dhe Drenasi, për shkak që reduktime kanë vetëm gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit”, tha Mjeku për KosovaPress .

    Sipas saj, deri më tani gjendja më e rënduar ka qenë në Komunën e Drenasit. Derisa shtoi se nga sot kanë filluar ta trajtojnë impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, në mënyrë që qytetarët e Drenasit, në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të kenë dy deri në tre orë ujë të pijshëm.

    “Në gjendje më të renduar deri më sot e kemi pas Komunën e Drenasit. Ndërkaq sot kemi filluar paksa të trajtojmë ujë për pije nga impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj, në mënyrë që qytetarët e Drenasit në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të kenë dy deri në tre orë ujë të pijshëm. Fushë Kosova është me reduktime për momentin edhe pse katet e larta të ndërtesave kolektive po kanë vështirësi në marrjen e furnizimit me ujë edhe pse ne e lëshojmë në periudhën që e kemi caktuar, pra në kohën e reduktimeve. Por, po shpresojmë dhe sipas informacioneve që i kemi nga terreni, situata është duke u përmirësuar dhe po presim deri ditën e nesërme se çfarë do të ndodhë me turbullirën në ujë në kanal, sepse ne në fabrikën dhe impiantin që e kemi është e pamundur të trajtojmë për pije me ato vërshime që kanë qenë kohën e fundit në pjesën veriore, Mitrovicë dhe në Liqenin e Ujmanit prej nga edhe e marrim ujin për trajtim nga impianti i Shkabajve”, shtoi Mjeku.

    Mjeku shtoi se uji që është lëshuar, është i pijshëm dhe nuk ka vend për panik.

    “Ne ujin që e lëshojmë në kroiet e qytetarëve, gjithmonë është i përshtatshëm për pije. Në moment që ne shohim që diçka nuk është në rregull, e ndërpremë prodhimin e ujit, në mënyrë që qytetarët mos të marrin ujë që nuk është i pijshëm. Andaj, ujin që e marrin në krojet tona, ata të cilët furnizohen nga sistemi i ujësjellësit, është i përshtatshëm për pije dhe në moment që ka diçka rreth cilësisë së ujit të pijshëm, është edhe Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës që edhe ata kanë dalë me komunikatë sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm në gjithë territorin e Kosovës pas vërshimeve”, tha mes tjerash Mjeku.

    Megjithatë të kundërtën e thotë Instituti i Shëndetit Publik, ku theksojnë se uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    February 8, 2023

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Pal Lekaj: Kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri tani

    February 8, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    By A.JFebruary 8, 20230

    Fondacioni i Lionel Messit zbret në fushë duke dhënë një ndihmë të madhe financiare për…

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Pal Lekaj: Kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri tani

    February 8, 2023

    Lëvizja vetëm me letërnjoftim me Bosnjën, Balje: Mezi pres të votohet edhe në Kuvend

    February 8, 2023

    TË TJERA

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    February 8, 2023

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Loredana i bashkohet fondacionit të Pacollit, dhuron 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

    February 7, 2023

    Sa më do nga 1-10? Kiara befason Luizin me përgjigjen e saj

    February 7, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    February 8, 2023

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Pal Lekaj: Kjo mazhorancë po synon të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar deri tani

    February 8, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.