Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka dhënë konsumatorëve në Obiliq afat prej 10 ditësh për shlyerjen e faturave të papaguara të ujit.
Përmes një njoftimi publik, kompania ka paralajmëruar se pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që pagesat t’i kryejnë me kohë, në mënyrë që të shmangin ndërprerjet e mundshme të furnizimit. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

