KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU Prishtina paralajmëron ndërhyrje urgjente pas dëmtimit të gypit në rrugën “Toni Bler”

KRU Prishtina paralajmëron ndërhyrje urgjente pas dëmtimit të gypit në rrugën “Toni Bler”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Toni Bler”, në afërsi të Stacionit Policor në Arbëri.

Sipas njoftimit, është evidentuar dëmtim i një gypi me diametër prej 250 milimetrash, nga i cili ka rrjedhje të madhe të ujit.

“KRU Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është vlerësuar si urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

“Defekti është urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe sanimin e dëmtimit”, thuhet në njoftim.

Kompania ka njoftuar se do të ndërhyjë për sanimin e dëmtimit, ndërsa qytetarët do të informohen për zhvillimet lidhur me këtë defekt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.