KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU “Mitrovica” paralajmëron punime në Vushtrri, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron punime në Vushtrri, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të komunës së Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në fshatin Pantinë dhe në rrugën “Gjon Buzuku” në Vushtrri.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugën “Hamdi Gashi”.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt si pasojë e ndërhyrjeve teknike. Kompania u rekomandon konsumatorëve që, nëse vërejnë turbullirë, ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.