KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërhyrje në gjashtë zona të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërhyrje në gjashtë zona të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Reshat Vallqi”, “Xhafer Deva” dhe “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në fshatrat Kqiq i Madh, Vaganicë dhe Rahovë.

Ndërkohë, në rrjetin e kanalizimit do të punohet në Stan Tërg, ku ekipet do të ndërhyjnë për debllokimin e kanalizimeve të bllokuara.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.